“E kisha ndarë mendjen që do të godisja”! Kristjan Asllani flet për golin: E shfrytëzova shansin e Silvinjos, jap zemrën në fushë

Shqipëria arriti të fitonte me shifrat 1-3 ndaj Ishujve Faroe. Një ndeshje aspak e lehtë për kuqezinjtë, por në fund grumbullojnë tre pikë të tjerë pas golave të Bajramit, Asllanit dhe Mucit. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Asllani: “Momenti i golit? Thjesht shpresova që ai top të vinte, e kisha ndarë mendjen që do të godisja. E kemi parë fitoren e Moldavisë kundër Polonisë, tregon se asgjë nuk është e lehtë. Unë jap zemrën në fushë. Falenderoj Silvinjon që më la nga minuta e parë dhe mendoj se e shfrytëzova rastin, jo vetëm për golin.

Nedim Bajrami: “Sot shënova një tjetër gol, kishim shumë raste, por ky është futbolli. Nuk është e lehtë të luash këtu, kundërshtari është shumë fizik. Por për ne është më rëndësi që arritëm të fitonim. E kemi analizuar kundërshtarin e dinim që nuk do të ishte e lehtë.

Taulant Seferi: “Më pengoi fusha sindentike që të shënoi, unë shënjestrën e kam mirë, shpresoj të arrij të shënoj në ndeshjet e tjera. Kemi humbur shumë raste. Në pjesën e parë duhej të shënonim tre gola dhe më pas na barazuan. Fitorja e Moldavisë ishte shumë pozitive për ne”.

Muci: “Jam shumë i lumtur për fitoren. Janë tre pikë me shumë vlerë për rrugën e Europianit. Në Poloni e dinë që lufta do të jetë mes nesh për vendin e dytë në grup. Jemi gati dhe do të luftojmë për t’i mundur në shtator. Silvinjo ka sjellë frymë të re dhe shumë pasion, na motivon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *