“E kisha golin synim në karrierë”, Isli Hidi ndjek rrugën e Buffon-it: Ju tregoj trajnerin më të mirë të Kombëtares

Isli Hidi ka marrë rolin e protagonistit këtë sezon me fanellën e Bylisit, ku përveç rolit të tij si portier ka qenë frytdhënës edhe në aspektin e golave, duke shënuar disa herë nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri 39-vjeçar ka folur në një lidhje direkte me “Fan Zone” në “Supersport“, ku ka prekur edhe temën e golave, të cilin e kishte pikësynim në karrierën e tij. Megjithatë tregon se të shpëtosh portën është ndjesi më e mirë se të shënosh, ndërsa shprehet i gatshëm për të vijuar karrierën e tij, pavarësisht viteve që mbart me vete, duke bërë kështu një veprim të ngjashëm me ikonën e Juventusit, Buffon.

“Vajza është një nga fanset e mia të zjarrta. Trajneri më i mirë që të ka drejtuar te Kombëtarja? Ka pasur shumë trajnerë, nuk mund t’i ndaj dot pasi secili ka skemat e tij, por mendoj Brigel.

Nuk e di se si do të vazhdojë situata. Dihet çfarë stërvitje mund të bësh në shtëpi, ndonjë shëtitje me biçikletë. Stërvitja në shtëpi është shumë larg asaj në fushë. Mendoj se kjo do të jetë shumë e vështirë për lojtarët. Nuk mund të them se jam golashënues.

E kisha si pikësynimi shënimin e golit para se të mbyllja karrierën. Ndjesia më e mirë është të shpëtosh ekipin se sa të shënosh. Çdo sportist ka dëshirën e tij që të jetë sa më shumë në fushë. E kam thënë edhe më herët, se po të ndihesh i gatshëm mund të vazhdosh. Ndihem mirë dhe do të vazhdoj”, ka thënë Isli Hidi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online