Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite në 26 tetor. Reja ka publikuar listën ku pjesa dërrmuese e lojtarëve do të jenë nga Superiorja.
Ndërkohë Report TV raporton se kjo miqësore nuk do të transmetohet në asnjë televizion dhe do të luhet pa tifozë. Arsyeja është Arabia Saudite e cila luan në Botëror dhe do të jetë e panjohur për rivalët e saj në grup, pa zbuluar shumë për ta. /Sport Ekspres/