E kërkojnë dhe duan të gjithë! Mirsad Jonuz bashkohet me Pochetino dhe Crespo

Të gjithë e kërkojnë dhe e duan trajnerin Mirsad Jonuz. Kjo nisje kampionati e bërë te Vllaznia që kishte aq shumë probleme, ishte më shumë se fantastike.

Për ta mbyllur me atë fitoren 1-2 ndaj Kukësit, që shërben si qershia mbi tortë për shkodranët. Tashmë mund të qetësohen disi pasi fushën e lojës e merr Kombëtarja dhe ekipet kanë më tepër kohë për t’u përgatitur.

Ndërkohë trajneri i Vllaznisë, Jonuz, ka shkuar për të ndarë eksperiencën e tij në Doha të Katarit, atje ku është takuar edhe me emra të mëdhenj të futbollit ku mes të cilëve do të veçojmë Mauricio Pochettino dhe Hernan Crespo. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz prej dy ditësh ndodhet në Doha të Katarit, aty ku po merr pjesë në një samit botëror të organizuar nga “Aspire Academy” të titulluar “Performanca e futbollit dhe shkenca”. Ai është ftuar në këtë samit nga drejtuesit e kësaj Akademie, për të qenë i pranishëm bashkë me shumë personalitete të tjera të futbollit botëror dhe përfaqësues të shumë klubeve dhe federatave nga vende të ndryshme. Jonuz ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit tonë këtë javë dhe ka udhëtuar drejt Katarit për të marrë pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ku në rolin e lektorëve kanë qenë emra të tillë si Mauricio Pochettino, Felix Sanchez, Hernan Crespo, Heimir Hallgrimsson, Slavisa Jokanoviç etj. Trajneri i ekipit kuqeblu po ashtu, ka zhvilluar edhe shumë takime duke biseduar për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me Vllazninë. Samiti përfundon sot dhe trajneri Mirsad Jonuz do të kthehet menjeherë në Shkodër për të vijuar punën me ekipin dhe përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Partizanin.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online