“E keni vënë re? Flasin për përçarjen dhe si kërkojnë falje pastaj?”! Ismet Munishi: Është furtunë kombi shqiptar, nuk shkohet kundër furtunës

Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube ku ka bërë analizën e tij sa i përket fitores së Shqipërisë kundër Ukrainës. Trajneri është ndalur edhe te fryma në rritje e përçarjes Shqipëri-Kosovë, teksa janë shtuar zërat që dalin në media duke shprehur hapur bindjet e tyre se janë kundër këtij bashkimi.

“E keni vënë re? Kush ka folur në frymën e përçarjes, të gjithë kanë kërkuar falje. (Qesh) Nuk shkohet kundër furtunës, kundër erës. Disa e bëjnë nga injoranca, më shumë e bëjnë nga injoranca. Dalin njerëz të kufizuar mendërisht nga aspekti intelektual dhe i japin vetes të drejtë të bëjnë komente dhe të bëjnë paralele mes shqiptarëve. Është tragjedi e kohës. Vjen vetëm nga injoranca. Nëse një shqiptar i Kosovës apo i Shqipërisë bën një gjest ne duhet të na vijë turp njësoj, më besoni që mua më ka ardhur shumë turp nga disa paraqitje që kanë bërë disa shqiptarë në Kosovë. Jemi të rrethuar nga të gjitha anët me armiq, vetëm bashkë mund të ecim përpara, e përjetshme është Shqipëria”, tha Munishi. /Sport Ekspres/