“E keni humbje kohe”! Menaxheri i Braithwate ul shpresat e Rei Manajt për ekipin e parë të Barcelonës

Rei Manaj po shkëlqen me ekipin e parë të Barcelonës duke shënuar 4 gola në vetëm 2 ndeshje. Për më tepër që nuk bëhet fjalë për 180 minuta të plota pasi ndaj Gimnastica do të aktivizohej në pjesën e dytë dhe me Gironan doli i dëmtuar pa u mbyllur ende pjesa e parë. Këto shifra kanë bërë që katalanasit të mendohen më gjatë edhe sa i përket përfshirjes në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm.

Fundja statistikat e një goli të shënuar në çdo 17 minuta janë dëshmi e vlerave të sulmuesit shqiptar. Por për të parë Manaj si pjesë e Barcelonës duhet që Braithëate të largohet. Për futbollistin në fjalë nuk mungojnë interesimet, por menaxheri i tij është shprehur për radion “Onda Cero” se danezi nuk ka për t’u larguar.

“Është humbje kohe pasi Braithëate po luan në ekipin më të madh në botë. Është i lumtur dhe ishte nga më të mirët në Europian. Do të vazhdoj karrierën te Barcelona”, tha menaxheri pavarësisht se te gjigandët spanjoll janë afruar Depay dhe Aguero. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *