Egnatia do të ketë ndeshjen e parë historike në Conference League. Kjo skuadër do të përballet kundër Ararat në ditën e nesërme. Para këtij takimi ka folur edhe Tetova i cili ishte i pranishëm në konferencën për shtyp. “Nuk është se e kemi ndjekur shumë më herët kampionatin armen.
Për më tepër është hera e parë për ne që jemi në Europë. I kemi studiuar ndeshjet e fundit të Arairat, por për shkakun se janë mbyllur shumë afrime dhe trajneri ka ardhur në moment të fundit, do të jetë e vështirë për ne që të kemi një koncept të asaj që na pret. Ne kemi më pak histori se Ararat, por nuk do të luajmë si inferior, shanset e kualifikimit janë të barabarta”, u shpreh Tetova. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/