“E ke gabim Ibra, nuk je mbreti i Suedisë!”

Mund të jesh një futbollist fenomenal, që ke bërë histori me çdo klub dhe me kombëtaren, por çdo gjë ka kufi dhe duhet kujdes me deklaratat, për të mos u bërëantipatik. Zllatan Ibrahimoviç modestinë nuk e ka në fjalor dhe nuk ka faj, sepse futbollistë si ai rrallë prodhon historia.

Megjithatë, edhe Ibra e tepron ndonjëherë dhe deklaratat e ditëve të shkuara se nëse dëshiron, kthehet në kombëtare dhe se Kupa e Botës nuk ka kuptim pa të kanë lënë një shije të hidhur sidomos në Suedi.

Skuadra ka rrudhur buzët, edhe pse foli vetëm një nga portierët e kombëtares suedeze, duke mos e fshehur se kthimi i Ibras është një problem.

Tani edhe trajneri i Suedisë, Jane Anderson, del hapur dhe për gjermanen Kicker sqaron nja dy gjëra: “Ibra e braktisi Kombëtaren pas Europianit dhe nuk mendoj se duhet të kthehet. Nuk kam folur me të, por nuk e kam në planet e mia. Kthimi i tij do të penalizonte dikë nga lojtarët që na çuan në Botëror dhe do ishte një mesazh i keq për gjithë ata futbollistë që ëndërrojnë të shkojnë në kombëtare”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *