“E kam ndjekur gjithë jetën”, trajneri rival ‘dashurohet’ me Murinjon pas humbjes: Po e shikojmë ku është Roma pas largimit të tij

Slavia e Pragës është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Fenerbahçja në Ligën e Europës. Trajneri i skuadrës çeke nuk e ka bërë dramë humbjen, pasi përballë kishte një ekip të drwjtuar nga Murinjo. Tërpisovski i ka thurur elozhe portugezit në deklaratën e dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes.

“Luajtëm kundër një trajneri që e kemi ndjekur gjatë githë jetës sonë. Ai e tregon stilin e tij në çdo skuadër ku shkon. E pamë këtë përgatitje kur ai ishte te Roma. Po e shikojmë se ku është Roma pasi u largua Murinjo. Sot luajtëm në shtëpi kundër një ekipi shumë të madh”, ka deklaruar Jindrish Tërpisovski./Sport Ekspres/