E ka rritur me duart e tij, parashikimi i presidentit të klubit të Serisë A për Kristjan Asllanin: Luan 25 ndeshje me Interin këtë sezon

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, e ka ndjekur Kristjan Asllanin që fëmijë. Mbështetjen e madhe që i ka dhënë këtij lojtari, mesfushori shqiptar ia shpërbleu në fushën e blertë. Ndarja ishte e pashmangshme pas ofertës së ardhur nga Interi, megjithëse siç u shpreh edhe Corsi, e dëshironte Asllanin më gjatë te Empoli.

Së fundmi kreu i ekipit të Serisë A ka parashikuar se Asllanin do të luajë 25 ndeshje me Interin këtë sezon. “Empoli ka vazhduar që të besojë te lojtarët e rinj. Ka disa vite që kemi prodhuar pak, ndërsa tani më tepër. Asllani mendoj se do të luajë 25 ndeshje me Interin këtë vit”, u shpreh Corsi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *