Jeff Hendrick pritet që të jetë prurja e re e Milanit, me mesfushorin që ka refuzuar mundësinë për rinovim te Bërnley. Këta të fundit kanë kërkuar që të mbajnë këtë lojtar dhe të përfitojnë në rastin e një shitje të mundshme, ndërsa kanë vlerësim të lartë për 28-vjeçarin.
Por mesfushori nga Dublini kërkon me çdo kusht që të transferohet te Milani dhe të provojë një aventurë të re. Tashmë pritet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet në ditët në vijim, me kuqezinjtë që do ta pasuronin më tepër organikët e tyre në mesfushë. /Sport Ekspres/