E ka luksin të shijojë pushimet! Shkarkime si të Pochetino te PSG, do të jetë i lumtur kur të shoh llogarinë bankare

PSG ka konfirmuar sot se Mauricio Pochettino nuk është më trajner i këtij klubi. Pochettino e mori pankinën e klubit francez në fillim të vitit 2021 dhe synimi i tij kryesor ishte t’u sillte më në fund parisienëve titullin e Champions League, por dështoi. Prej javësh spekulohej se Pochettino do të shkarkohej dhe sot këtë e ka bërë zyrtarisht PSG.

Klubi e falënderoi Pochettino-n për gjithçka që bëri dhe i uroi fat në vazhdimin e karrierës së tij si trajner. Gjithashtu duhet theksuar se Pochettino do të marrë edhe disa dëmshpërblime për shkak të ndërprerjes së kontratës nga PSG. Sipas raportimeve, eksperti argjentinas duhet të arkëtojë rreth dhjetë milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *