Në këto ditë të nxehta vere dhe ku aktivitetet sportive janë drejt fundit, mediat janë në kërkim të lajmeve që shpeshherë kanë natyrë pak të rëndësishme. Një gjurmim i hollësishëm i’u bë edhe çiftit Oriola Marashi-Eros Grezda, për të mbërritur në përfundimin se ishin ndarë.
Arsyeja? Të dy personazhet e njohura kishin hequr njëri-tjetrin nga “ndjekja në Instagram”. Kaq ka mjaftuar që mediat nga Shqipëri dhe Kosova t’i bënin jehonë këtij lajmi. Ndërkohë nga vetë protagonistët nuk kishte asnjë reagim, pasi nuk kishte sesi të mos u pëlqente fakti se ishin kryefjala e momentit në Shqipëri dhe jo vetëm. E teksa loja e çiftit funksionoi dhe njerëzit u informuan për ndarjen e tyre, tashmë janë duke shijuar në praninë e njëri-tjetrit momentet të bukura në Antalia të Turqisë. /Sport Ekspres/