Dëamena është lojtari i momentit në Superiore. Sulmuesi i Egnatias është përzgjedhur nga “Oversport” si futbollisti më i mirë i muajit mars. Disa vite më parë, transferimi i tij te Brighton do të dëshonte për testet mjekësore. Mjekët i kërkuan të mbyllte karrierën për shkak të probleme me zemrën, por Dëamena u kthye më i fort.
“Ishte një diskutim me mjekët e skuadrës së Brighton. Sipas tyre, nuk i kalova testet mjekësore dhe aty ndaloi ajo mundësi dhe nuk u realizua. Por, kur u ktheva në Zyrih, i kalova testet mjekësore. Kështu që ishte si një lloj opinioni nga një doktor te tjetri. Ai mjek deklaroi se nuk dëshironte që unë të luaja dhe unë u ktheva të luaj në Zvicër.
Unë kam luajtur në la Liga, një kampionat shumë i fortë. U riktheva të luaj në Spanjë sepse më pëlqente, por më duhet ta pranoj që edhe kampionati anglez është një nga të preferuarit e mi sepse kur kam qenë i vogël ëndërroja që të luaja me Manchester United.
Po, kështu ka qenë dy vite më parë. Kam luajtur me defribilator, sepse ma dhanë në Spanjë. Mirëpo, nuk ndihesha rehat me të. Dhe kam kërkuar që të luaj pa të. E hoqa dhe ka kaluar një vit tani, që unë po e shijoj futbollin”, tha Dëamena. /Sport Ekspres/