“E harruan” se blenë Rrahmanin, Napoli kërkon në merkato mbrojtësin që debutoi me Gjermaninë

Ky sezon nuk ishte aspak i mirë për ekipin e Napolit, i cili ka nisur që tani të mendojë për vitin e ardhshëm. Dy përforcimet e para erdhën që në merkaton dimëtore, kur arriti edhe akordin me Veronë për dy futbollistë të saj, teksa njëri prej tyre ishte mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani. Ky i fundit do të veshë fanellën e kaltër sezonin që vjen, por Napoli duket se nuk ka mbetur i kënaqur vetëm me shërbimet e kapitenit të dardanëve.

Shtylla e mbrojtjes napoletane, Koulibaly, ka dhënë sinjale se dëshiron largimin, ndërsa shumë ekipe janë të rreshtuara në radhë për ta bërë tyren. Kjo ka bërë që Napoli të hidhet sërish në treg dhe kët? herë si objektiv ka mbrojtësin 23-vjeçar të Freiburgut, Robin Koch. Lojtari ka qenë titullar me skuadrën e tij, ndërsa paraqitjet e mira i kanë sjellë edhe debutimin me Kombëtaren e Gjermanisë në fund të vitit të shkuar. Kështu Napoli duket se ka harruar që ka blerë Rrahmanin dhe zëvendësuesin e Koulibaly-së po e kërkon tjetërkund./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online