E harron pjesën e parë që bëri Kosova, trajneri Prekazi kritikon lojën e Shqipërisë

Kosova U-21 ka humbur në “Elbasan Arena” ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-1. Golat e Tafës dhe i Mucollit e zhvlerësuan realizimit e Baftiut në minutat e fundit.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i dardanëve, Rafet Prekazi, dukej se nuk e kishte përtypur mirë humbjen duke lëshuar shumë kritika për Kombëtaren e Shqipërisë dhe mënyrën e lojës sesi u zhvillua.

“Jemi më me kualitet se Shqipëria sa i përket lojës. I kemi dhuruar golat. Ndoshta Shqipëria mund të jetë mirë, por Kosova nuk e ka merituar që të humb. Unë po them atë që kam parë në fushë. Nuk ka luajtur fare në pjesën e dytë Shqipëria në portën tonë. Jam shqiptar, thjesht po flas për lojën. Na kanë bërë problem vetëm me Brojën. Unë po mundohem të rris cilësinë. Po unë dua të luaj futboll. Ka më shumë rëndësi se fitorja”, ka thënë Prekazi.

Megjithatë nga ana tjetër Prekazi ka harruar faktin se në pjesën e parë ishte Kosova ajo që shkoi rrallëherë në portën e Shqipërisë, ndërsa Xhixha dhe Broja falën pafundësisht raste të pastra. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online