“E godita në vendin e tij të ëmbël, ritualet e mamasë”, Ibra i kthehet sherrit me Lukakun: Ka një faturë për të paguar

Zllatan Ibrahimoviç është gjerësisht i njohur si një nga lojtarët që dinë si të tërheqin vëmëndjen mediatike. Suedezi preferon gjithnjë ti thotë gjërat hapur ashtu siç ai i mendon dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në një intervistë të gjatë me “Corriere Della Sera”. Sulmuesi 40-vjeçar i është kthyer pas asaj përplasjeje me Romelu Lukakun sezonin e shkuar, duke treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Gjithashtu Ibrahimoviç rrëfen se mes tyre nuk ka përfunduar ende kjo çështje, që mbetet të zgjidhet në fushën e lojës.

“Derbi i Kupës së Italisë. Ai grindet fillimisht me Romagnolin, pastaj me Saelemaekers. Unë ndërhyj për të mbrojtur shokët e mi dhe Lukaku më sulmon në nivel personal. Për tu shokuar. Megjithatë ne kishim qenë shokë skuadre në Manchester.

Lukaku ka një ego të madhe, është i bindur se është kampion dhe është vërtet i fortë. Por unë jam rritur në geto e Malmo, dhe kur dikush vjen poshtë meje me kokën ulur, unë i vendos në vendin e tyre. Kështu që e godas në vendin e tij të ëmbël: ritualet e mamit. Dhe ai ka humbur kontrollin. Edhe nëse më ka mbetur një dyshim mizor…

Cilin? E humbëm atë derbi. Unë u dëbova. Më pas u lëndova. Shumë gjëra të këqija kanë ndodhur. Prandaj u kërkova miqve të mi besimtarë të luten për mua. Duhet ta zgjidh faturën edhe me të. Shpresoj ta takoj së shpejti. Por jo në rrugë, këto janë gjëra që duhet të zgjidhen në fushë. Nuk urrej askënd, aq më pak Lukakun. Urrejtja është një ndjenjë kërkuese”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *