E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë ka shkuar te Tirana-Partizani. Ky derbi do të luhet në orën 19:00, për javën e gjashtë të Superiores. Ndërkohë një ekip tjetër kryeqytetas që po vuan shumë këto kohë, është padyshim Dinamo.
Këtë të fundit kanë marrë gjithmonë të njëjtën premtim nga drejtuesit e ekipit: “Superiorja”. Por sezonin i ri, ka nisur në mënyrën më të keqe. Humbje tjetër ka ardhur në ditën e djeshme, teksa u mund nga Burreli me rezultatin 3-0.
Një humbje që zbeh shpresat e tifozëve të Dinamos për një sukses të madh në këtë sezon. Ndërkohë të njëjtin rezultat jo pozitiv e kishin marrë edhe në javët e shkuara, duke grumbulluar kështu 1 pikë në 3 ndeshje. Në vendin e parafundit, është ende herët të flitet për fatin e kësaj skuadre, por me këto ritme, Dinamo është më tepër për luftën e Kategorisë së Dytë, sesa të asaj për kalimin në Superiore. /Sport Ekspres/