E gjithë një sajesë mediatike dhe interpretim i fotos, ja pse Armando Broja nuk largohet tani nga Chelsea

Një tjetër telenovelë ka nisur sa i përket Armando Brojës te Chelsea. Pas ardhjes së Nicolas Jackson te londinezët, është folur edhe për largimin e sulmuesit shqiptar. Më së shumti zërat janë shtuar pas një foto të publikuar nga Broja.

Ky i fundit zgjodhi që të postonte një fotografi ku gjendej para stadiumit të Chelsea. Shumë e komentuan si një shenjë për të treguar se Broja do të jetë ende pjesë e londinezët, ndërsa disa tjetër menduan për të kundërtën, si sinjal i largimit pasi erdhi pak orë pas zyrtarizimit të Jackson.

Por te londinezët është gjithçka e qartë. Pochetino e ka një pëlqim të parë për mënyrën sesi luan sulmuesi i Shqipërisë. Megjithatë ai do t’i jap një shans në ndeshjet miqësore dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar për të. Por para se të fillojë ky tur përgatitor në mes të korrikut, çdo lajm tjetër është një sajesë mediatike. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *