“E gjeti qimen e derrit Memelli“, Nevil Dede tregon problemin e Skënderbeut: Ka shumë nervozizëm kjo skuadër, si brenda edhe në shkallë

Nevil Dede ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet ekipi i Skënderbeut. I ftuar në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“, trajneri i Erzenit tregon se sheh shumë nervozizëm te skuadra korçare, i cili është i pranishëm si brenda ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

“E gjeti qimen e derrit Memelli. Përpos shakasë. Mendoj që Dinamo nuk vodhi asgjë. Mori tre pikë. Pati përballë një Skënderbe që përveç Vrapit, të tjerët, sidomos Mensah ishin statikë. Në dy momente shumë deçizive të ndeshjes dhe pastaj një nervozizëm shumë i madh i Skënderbeut. Nuk kishte një llogjikë korrekte se si do sulmonte, si do godiste. Nuk e di, ka shumë nervozizëm ajo skuadër. Ka brenda saj, por edhe nëpër shkallë. Ndoshta kjo nuk e lë edhe skuadrën të shprehet siç duhet“, është shprehur Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *