E fundit/ Zyrtarizimi i çuditshëm nga Tirana, Kristal Abazaj prezantohet me prapaskenat e transferimit

Një lojtar klasi largohet dhe një tjetër i tillë vjen te Tirana. Kristal Abazaj është lojtari më i ri i bardhebluve. Sulmuesi shqiptar rikthehet në Shqipëri pas përvojës që kishte me Istanbulsporin në elitën e futbollit turk.

Zyrtarizimi ka ardhur pak minuta më parë në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas në “Facebook”, megjithëse në një mënyrë paksa të çuditshme. Tirana ka shpërndarë një video nga prapaskenat e transferimit, ku shihen Abazaj dhe Osmani në momentet e firmosjes së kontratës. Por atëherë kur pritej nënshkrimi, lojtari tregon mospërputhjen e pagës me atë të rënë dakort fillimisht, për këtë arsye largohet menjëherë nga takimi. Mbetet për t’u parë videoja pasardhëse, për të krijuar pamjen e plotë të “puzzle”-t të krijuar nga klubi kryeqytetas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online