E FUNDIT/ Vendimi i UEFA-s! Kukësit i humb shpresa e “Champions-it” dhuratë, ja datat e reja

Nga Klaudio Ndreca

UEFA ka bërë një mbledhje të fundit sa i përket mënyrës sesi do të vazhdojnë kampionatet e Europës në kushtet e pandemisë së Koronavirusit. Sigurisht që prioriteti kryesor mbetet që të vazhdohen dhe të luhen të gjitha ndeshjet deri në fund. Këtu duke marrë për bazë qetësimin e situatës dhe për ato shtete që e menaxhojnë më mirë pandeminë e COVID-19.

Sipas rregullave të fundit që janë vendosur, kampionatet që nisin në qershor, duhet të mbyllen deri më datën 3 gusht. Nga ana tjetër, ato kampionate që nuk e kanë mundësinë për të rifilluar në qershor, UEFA ka sygjeruar fazën “play-off” e cila duhet të komunikohet deri në datën 27 maj.

Gjithashtu është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm. UEFA i jep fund zërave për ndryshime në llogari sa i përket kampionateve që nuk mund të përfundojnë në fushë, për mënyrën sesi skuadrat do të kalojnë në Europë.

E thënë më thjeshtë, do të merret për bazë vetëm renditja në bazë të kampionatit dhe jo në bazë të renditjes së përgjitshme në UEFA. Kjo e fundit u hodh si hipotezë nga shumë media prestigjoze dhe nëse do të zbatohej, Kukësi do të kalonte në “Champions League” sepse renditej shumë më lartë se Tirana. Por kjo hidhet poshtë përfundimisht si mundësi, duke u bazuar në sezonin aktual. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online