Komisioni i Disiplinës ka publikuar vetëm para pak minutash vendimet sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. E gjithë vëmendja ishte te verdikti për Vllaznia-Bylis, pas një situate të evitueshme që ndodhi me hedhjen e shisheve drejt arbitrit. Për këtë arsye, shkodranët janë dënuar që të mbyllin përkatësisht disa sektore të stadiumit për 2 ndeshje, por edhe trajneri Jonuz për acarimin e tij. Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:
1. KF Teuta për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Lekë.
2. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të KDS urdhërohet të mbyllë pjesërisht stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.
3. Trajneri i KF Vllaznia Mirsad Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
4. KF Shkumbini për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1 të KDS gjoba do të aplikohet në masën 50%.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen Erzeni – Korabi.
6. Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keçi per sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes ne bazë te Nenit 19/1 48/2/a dhe Nenit 91 te KDS i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes ose stolin e rezervave si dhe territorin përreth fushës se lojës deri ne marrjen e nje vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplines.
7. KF Lushnja per sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 Leke. Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.
8. Lojtari i FC Internacional Kipjon Peti per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari i KF Ada Raid Ymeri per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Ekipi i KF Kamza në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete nga cdo aktivitet futbollistik.
12. Lojtari i KF Kelcyra Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.
13. KF Selenica per mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Albpetrol ne baze te Nenit 89/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i zbriten 3 pikë në klasifikimi prej pikëve te grumbulluara.
KF Selenica ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 89/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.
14. Lojtari i KF Gramozi Gazment Spaho për provokim te publikut ne baze te Nenit 52/1 te KDS dënohet me 2(ndeshje) pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Butrinti – Oriku.
16. Lojtari i FK Partizani U-19 Elvis Çela per sjellje josportive ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
17. Lojtari i Akademia AAS U-19 Sidrit Zylja per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
18. Lojtari i KF Besa U -19 Flavio Meçja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
19. Lojtari i KF Besa U-19 Alfonso Ligeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
20. Lojtari i KF Apollonia U-19Arber Hebeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
21. Lojtari i KF Apollonia U-19 Albi Gjolena per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
22. Lojtari i KF Apollonia U-19 Ersildjo Asllanaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
23. KF Shkodra U-17 në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te dështimit ne përmbushjen e pergjesive per zhvillimin lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
24. Lojtari i KF Besa U-17 Myler Harxholli për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
25. Lojtari i Football Republic Frenki Shahaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS denohe me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
26. Ekipi i FK Kukesi U-19 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukësi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se përsëritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.
27. Ekipi i FK Kukesi U-17 per dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te KDS dhe ekipi i Kukesi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3 pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se perseritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.
28. KF Bylis U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen kundër Football Republic ne baze te Nenit 86/2/d te Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara.Ekipi i KF Bylis U-17 ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 86/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me poshtë.
29. Zyrtari i KF Tomori U-15 Perparim Kovaçi per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.