Një zhvillim i papritur vjen nga Kukësi në këto minuta të fundit sa i përket merkatos së verës. Bruno Telushi ka nisur një tjetër aventurë të re dhe jashtë futbollit të Shqipërisë. Mesfushori i njohur në futbollin tonë ka arritur marrëveshjen me ekipin e Neftchi Baku në Azerbajxhan.
I mbërritur te verilindorët pikërisht në këtë merkato të verës, kishte vendosur edhe një pikë të caktuar në dakortësimin me Gjicin se do të largohej në rast të një tjetër oferte tunudese që mund të vinte nga jashtë. Tashmë zyrtarizimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e verilindorëve dhe kjo është një mundësi e artë për këtë lojtar që të ngjis më tepër shkallë në karrierën e tij. /Sport Ekspres/