Nga Klaudio Ndreca
Tirana ka bërë një publikim të fundit dhe shumë të rëndësishëm, atje ku njofton se klubi është një institucion që gëzon regjistrimin e markës së tij. Pra e thënë më ndryshe, të gjithë ata që përdoren emrin e bardhebluve pa autorizim, do të përballen me ligjin dhe me pasoja juridike.
Në këtë mënyrë, faqa zyrtare e Tiranës fton të gjithë subjektet dhe invidivdët që përdorën emrin e skuadrës që të paraqiten pranë zyrave të klubit. Në këtë mënyrë do të arrihet edhe një marrëveshje, ose në të kundërt do të kenë përballë ndëshkimin. /Sport Ekspres/