E FUNDIT/ Tirana e lirë për lëvizje deri në mbremje, por ende nuk kujtohet askush për sportin

Nga Klaudio Ndreca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar disa ndryshime të fundit sa i përket mënyrës së lëvizjes në qytetet tona për shkakun e Koronavirusit. Në zonat e gjelbërta nuk do të ketë më kufizime orari, duke u kthyer si në ditët normale, vetëm duke pasur kujdesin dhe evituar grumbullimet e mëdha.

Gjithashtu në zonat e kuqe, ku gjendet ende Tirana, Shkodra dhe disa qytete të tjera, do të ketë një zgjatje të orarit më tepër nga çfarë ishte parashikuar. Kështu në këto vende do të lëvizinin qytetarët deri në orën 21:00.

Një tjetër ndryshim vjen edhe për studio televizive që do të kenë më shumë se një person të ftuar, ndryshe nga më parë. E nëse prisni zhvillime të reja për sportin dhe vëmendje karshi futbollit, nuk ka ende asnjë reagim të ri, teksa nuk është konfirmuar ende datat 3 qershor për rinisjen e kampionateve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *