E FUNDIT/ Timo Werner largohet përfundimisht nga Chelsea, Armando Broja është i vetmi sulmues i mbetur në llojin e tij

Timo Werner mund të quhet përfundimisht i larguar nga Chelsea. Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjermani mund të quhet lojtari më i ri i Leipzig. Të dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen përfundimtare, ndërsa zyrtarizimi do të vijë në ditën e hënë.

Ky largim do të thotë se Armando Broja është i vetmi sulmues pykë i mbetur te Chelsea, të paktën natyral. Kjo pasi Tuchel provon shpeshherë disa eksperimente me kalimin në qendër të Sterling dhe Havertz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *