E fundit/ Thomas Strakosha pëson dëmtim papritur tek Lacio, në ankth për rifillimin e Serisë A

Nga Klaudio Ndreca

Në Itali janë duke u përgatitur lojtarët për rikthimin në fushën e lojës, teksa pritet që në datën 13 qershor të rinisë Serie A. Por një lajm aspak i mirë vjen nga Thomas Strakosha te Lacio. Portieri shqiptar ka pësuar një dëmtim në dorë dhe kjo ka sjellë shqetësim tek kryeqytetasit.

Megjithëse në analizën e parë gjendja nuk duket shumë serioze, stafi mjekësor i lacialëve është duke e parë me kujdes portierin shqiptar. Në gatishmëri janë gjithashtu dy portierët e tjerë të Lacios, Silvio Proto, Guerreri, por pa harruar edhe gardianin tjetër shqiptar që luan me të rinjtë e Lacios, Marko Alia.

Gjithsesi nuk pritet që Strakosha të mungojë në ndeshjen e parë të rikthimit në mesin e qershorit. Por për të qenë të sigurtë rreth kësaj, duhet të presim ende disa ditë për të parë saktësisht shkallën e tij të dëmtimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *