Sulejman Starova është rikthyer sërish në krye të punës, por këtë herë me një post të ri në Kategorinë Superiore. Më herët duke trajnuar ekipet e elitës së futbollit tonë, ndërsa së fundmi Teuta ka zyrtarizuar Starovën si drejtorin e ri teknik.
Një marrëveshja e cila është mbyllur, madje Starova është prezantuar përpara ekipit nga ana e shefit të klubit Enid Furzhi. Teuta ka shpërndarë njoftimin në faqen e saj zyrtare duke treguar gjithë kënaqësinë për afrimin e një emri të njohur për ekipin durrsak pasi ka qenë edhe më herët pjesë e tij. /Sport Ekspres/