Pas disa rezultatesh që po shkaktonin luhatjen te bardheblutë, Tirana është nisur sërish me vrullin e frikshëm. Bardheblutë kanë marrë një tjetër tre pikësh të vyer, këtë herë duke mundur Kastriotin me shifrat 3-0.
Gjithçka i faturohet Taulant Seferit që në pjesën e parë arriti që të realizonte dy gola. Në të dytin pasi mposhti portierin kundërshtar me parabël, Seferi ka imituar “Khaby”, njeriun e rrjeteve sociale duke treguar me dorë: “Ja, kaq e lehtë është”.
E për të përmbyllur ndeshjen ka menduar sërish Seferi. Ky i fundit dhuroi një pasim fantastik te Ngo, i cili përballë portierit, nuk mund të gabonte duke e mposhtur me të majtën. Pas kësaj fitore bardheblutë janë në vendin e parë me katër pikë më shumë se Kukësi, duke pritur ndeshjen e nesërme të verilindorëve. /Sport Ekspres/
Tirana-Kastrioti 3-0 22′, 45′ Seferi, 75′ Ngo
Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Totre; Limaj,
Gjumsi, Seferi; Ngo’o
Kastrioti: Sali, Neziri, Kodra, Hussein, Prodani, Karakaçi, Basha, Ogebugu, Onanuga, Greca, Ajazi