Pas miqësores së humbur me Italinë, Shqipëria do të kthehet për t’u përballur me Armeninë, atje ku priten shumë emra të rinjë. Në konferencën për shtyp në ditën e sotme ishte trajneri Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj që folën para ndeshjes. Fillimisht ishte mbrojtësi shkodran që foli për mediat:
“Duhet ta marrim një fitore në 2022 kundër Armenisë, se ishte një vit i vështirë, kemi kaluar shumë momente të vështira. Kështu e ka futbolli. Lojtarët e rinj? Rrinë në vendin e tyre, janë djem të edukuar dhe kanë kualitet.
Tani do të kenë më shumë mundësi të tregojnë veten kundër Armenisë. Na vjen një komb prapa, e pamë edhe me Italinë. Në Euro 2024 duhet të tregojmë vlerat tona. Individ është edhe Mesi, por nuk po fiton Botërorin. Ka djem të rinj që nuk e kuptojnë akoma situatën”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/