Myrto Uzuni ka nisur aventurën e re në karrierën e tij pas shkëlqimit te Lokomotiva e Zagrebit dhe Laçi. Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime të mëdha në Kroaci duke u konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit.
Teksa pritej një kalim dhe hap tjetër përpara, lojtari shqiptar nuk zhgënjen me pritshmëritë. Myrto Uzuni ka kaluar te kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshi. Eksperiencë e re kjo që do t’i jap më tepër rritje këtij futbollisti që do t’i duhet të përshtatet në një tjetër ambient.
“Sport Ekspres” publikon edhe fotot e para nga ky transferim i sulmuesit të Kombëtares që ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa edhe te Laçi fërkojnë duart pasi do të marrin më tepër sesa 300 mijë euro. /Sport Ekspres/