Ka përfunduar finalja e vogël e “final four”-it. Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-2. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë të saj. Korçarët gjetën tre herë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para të lojës me anë të Nikajt (11′), Liços (16′) dhe Rashicës (33′).
Vllaznia u kundërpërgjigj me anë të Malës në minutën e 42-të, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-1. Ndërkohë në minutat e fundit, kur kronometri po maste minutën e 82-të, Balaj ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, kaq nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit. Në fund ishin lojtarët e Skënderbeut ata që iu gëzuan fitores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/