E FUNDIT/ Silvinjo zgjedh 11 lojtarët titullarë, Balliu ul në stol Elseid Hysajn

Shqipëria luan sot ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në Dyzeldorf, ku do të vendoset nëse do të kualifikohen për herë të parë për në 1/16-at e Kampionatit Europian, apo rrugëtimi i tyre në Gjermani do të ndërpritet këtu.

Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë të marrë tre pikët sot kundër “furisë së kuqe”. Braziliani ka zgjedhur vetëm një ndryshim në formacion dhe ai i përket krahut të djathtë të mbrojtjes. Elseid Hysaj është ulur në stol për t’i lënë vendin Ivan Balliut, i cili luan pikërisht në kampionatin spanjoll. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Formacioni:

Strakosha – Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj – Ramadani, Asllani, Laçi – Asani, Manaj, Bajrami