Shqipëria përballet sot në orën 20:45 me Ishujt Faroe. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas triumfit ndaj Moldavisë. Silvinjo ka bërë surpriza në formacionin e përzgjedhur kundër Ishujve Faroe. Trajneri brazilian ka ulur në stol Myrto Uzunin, vendin e të cilit e ka zënë Taulant Seferi. Nga minuta e parë mbrëmjen e sotme do të jetë edhe Kristjan Asllani, që ka zënë vendin e Keidi Bares në 11-shen titullare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/