Shqipëria është rikthyer te fitoret. Kuqezinjtë e kanë nisur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ekipi i drejtuar nga Silvinjo ka marrë fitoren e parë në histori ndaj Ukrainës, të cilën e mposhtën me rezultatin 1-2 në Pragë.
Verdheblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës, teksa Konoplianka kaloi në epërsi Ukrainën në minutën e 47. Por festa zgjati vetëm 5 minuta. Ardian Ismajli përfitoi nga një top në zonën kundërshtare për ta ndalur më pas në rrjetë. Ndërkohë, në minutën e 66 ishte Jasir Asani ai që përmbysi ndeshjen në 1-2. Rezultati mbëti i përfunduar deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit. Shqipëria mori kështu një fitore mjaft të rëndësishme, duke na kthyer përsëri ato emocione që përjetuam në kualifikueset e EURO 2024-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/