E FUNDIT/ “Shqipëria është më e fortë tani”, Ermir Lenjani: Lojtarët tanë luajnë në Champions League dhe nivelet më të larta të futbollit

Ermir Lenjani ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes që Shqipëria do të ketë ndaj Hungarisë. Futbollisti i Kombëtares është shprehur se kuqezinjtë duhet të fokusohen më shumë te vlerat e tyre për të shpalosur të gjithë potencialin më shumë sesa te kundërshtari, pasi kanë futbollistë që mund të bëjnë diferencën, ndryshe nga e shkuara.

“Jam gati për këto dy ndeshje që do vijnë, kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Këtu ndihemi shumë mirë dhe të lumtur, po mendoj për ndeshjen me Hungarinë. Duhet të fokusohemi më shumë te vetja, më mirë kështu, te forca jonë. Duhet të shohim sesi do të vazhdojë ndeshja. Nuk e di nëse do të jem në fushë, trajneri do ta vendosi.

Migjeni tërhiqet nga futbolli? Ka qenë i rëndësishëm shumë për ne, ka bërë karrierë të mirë. I uroj më të mirat. E dimë që kemi kualitete të larta dhe siç e thashë, duhet të fokusohemi më shumë te vetja jonë. Është shumë mirë që Hungaria do të luaj pa tifozë ndaj nesh pasi e mbushin stadiumin gjithmonë. Tani kemi më shumë kualitete, lojtarë që luajnë në nivelet më të larta të Europës, që luajnë edhe në Champions League. Shqipëria është shumë më e fortë tani”, u shpreh Lenjani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online