E FUNDIT/ “Shqipëria e Silvinjos do jetë sulmuese, ka besim te mua”! Myrto Uzuni: Uroj të shënoj në Varshavë, kam oferta nga Premier League

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit. Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin dhe sot në konferencën për shtyp ishte Myrto Uzuni dhe Anis Mehmeti.

I pari që foli ishte Myrto Uzuni. “Kam shënuar 20 gola, por nuk kam mbaruar me kaq. Të përfaqësosh vendin, familjen dhe kombin është arritja më e madhe për një lojtar, padyshim Kombëtarja është emocion.

Trajneri i ri? Ndryshimet duhen në futboll dhe jam shumë i lumtur për ndryshimin e trajnerit të Kombëtarja. Tani kam më shumë eksperiencë dhe koha do ta tregojë. Silvinjo? I urova mirëseardhjen, ai ka shumë besim te mua dhe uroj t’ia shpërblej.

Unë kur futem në fushë dua të shënoj, uroj të realizoj në Varshavë. Silvinjo kërkon lojë më sulmuese dhe kjo mua më përshtatet. Kam oferta nga Premier League, La Liga, Serie A, por këtu jam për Kombëtaren. Ne do të luajmë më në sulm se më parë”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *