Sot është hedhur në Zvicër edhe shorti sa i përket turit të dytë të ndeshjeve që do të zhvillohen në “Europa League”. Këtë herë pritet me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë, pasi thuajse si kurrë më parë arritën që të kualifikoheshin më tej të gjitha ekipet e Superiores. Ndërkohë interesi rritet dyfish më tepër duke parë se me kundërshtarët e mundshëm skuadrat shqiptare mund të sillnin në Shqipëri ekipet më të njohura në Europë, për ta nisur nga Totenhemi dhe për të përfunduar me Wolfsburg.
Vetëm Laçi ka arritur të shpëtojë në një farë mënyre, pasi nuk do të ketë përballë ekipin e Murinjos, por Hapoel Beer Sheva. Nga ana tjetër Teuta dhe Kukësi kanë tërhequr kundërshtarët më të vështirë të mundshëm teksa durrsakët do të luajnë kundër Granadas dhe Kukësi kundër ekipit të Ëolfsburg. /Sport Ekspres/