Tashmë nuk ka më dyshime sa i përket presidentit të ri të Barcelonës. Kjo për emërtimin e votimeve dhe numërimit të votave që janë kryer, pasi në fakt bëhet fjalë për një rikthim. Joan Laporta është zgjedhur zyrtarisht si presidenti i katalanasve pas lënies së vendit bosh të Bartomeut.
Ky i fundit është vendosur nën arrestin e policisë teksa kishte paguar disa kompani për të goditur me shkrimet e tyre të gjithë personat që ishin kundër menaxhimit të Bartomeut te Barcelona. Kjo histori i përket së shkuarës dhe te katalanasit është hapur një faqe e re me Laportën. Tashmë është koha e festës dhe hapjes së shampanjës, por nga dita e nesërme Laporta do të futet menjëherë në punë për të bindur Mesin që të rinovojë kontratën. /Sport Ekspres/
? ELECCIONES 2021
Así se han repartido los votos en las elecciones del FC Barcelona con el 100% del escrutinio pic.twitter.com/USWiJlkIZD— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) March 7, 2021
Viva Barcelona, Viva España????. Laporta es el nuevo presidente español del FC Barcelona. pic.twitter.com/HvFwEqQMbv
— Pableteg7 (@Pablo23799471) March 7, 2021