Nga Klaudio Ndreca
Një ndryshim i ri pritet që të marrë jetë në ndeshjet e futbollit. Kështu është FIFA që jep aprovimin për të pasur më shumë zëvendësime gjatë 90 minutave. Tashmë skuadrat do të kenë mundësi që të kryejnë 5 ndërrime të lojtarëve, kur COVID-19 të largohet dhe të nisin të gjitha kampionatet.
Arsyeja është e thjeshtë, teksa të gjithë lojtarët do ta kenë të vështirë për t’u shprehur në fushë. Shpeshherë thuhet se 1 muaj larg futbollit për një lojtar profesionist është si të jetë 1 vit larg fushave të blerta. Por ndërkohë që po kalojmë 2 muaj, qartësisht do të ndihet edhe largimi i tyre nga stërvitja për pandeminë. Pavarësisht se po vazhdojnë stërvitjet në kushtet e shtëpisë, është shumë larg normalitetit. Tashmë do të jetë Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit që do të zyrtarizojë përfundimisht këtë rregull të ri. /Sport Ekspres/