E fundit/ Roshi në konferencë: Franca ka edhe lojtarë stoli, nuk flas dot për fitore apo humbje

Shqipëria do të zhvillojë dy takime të rëndësishme në muajin shtator teksa do të përballet ndaj Francës dhe Islandës. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020, ndërsa Roshi që gjendej në konferencë gjatë ditës së sotme u shpreh se nuk ka shumë për të diskutuar sa i përket rivalit të radhës, kampionëve të botës, pavarësisht mungesave që ka.

“Nuk është e rëndësishme të flasim shumë për lojtarët e Francës, pasi dihen kualitetet e tyre. Unë ndihem në formë dhe jam në gjendjen e duhur. Pastaj e vendos trajneri se me kë do të luajë. Sa herë ndihmoj Kombëtares ndihem vërtet mirë, pasi jap kontributin për shtetin tim.

Gjithmonë ka pasur frymë të mirë, si me De Biazin, Panuçin apo Rejën. Trajneri luan me skemën nga krahët, por akoma nuk është vendosur asgjë. Edhe në Rusi unë luajë me të njëjtën skemë, por ndaj Francës luajmë kundër kampionëve të botës dhe trajneri ende nuk e ka bërë skemën. Te Franca edhe lojtarë që rrinë në stol dhe nuk e kanë problem të jenë në fushë. Nuk është mirë të flasësh që do fitojmë apo do humbim”, ka thënë Roshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *