E fundit/ Reagimi i Tiranës: Distancohemi! Partizani të ruajë qetësinë, kemi dhënë pamjet filmike

Një reagim i minutave të fundit ka ardhur nga Tirana, sa i përket incidenteve të ndodhura para ndeshjes së bardhebluve ndaj Partizanit. Këta të fundit kishin kërkuar para disa orësh edhe një reagim distancimi nga Tirana, që nuk ka vonuar.

Madje nëpërmjet këtij reagimi, njoftohet në mënyrë të plotë se klubi ka vendosur në dispozicion të policisë dhe pamjet filmike, për të kapur të gjithë personat përgjegjës që shkaktuan kaosin përpara ndeshjes. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga të gjitha aktet e dhunës, shfaqjet e shëmtuara jo sportive dhe dënon ashpër të gjitha problematikat e krijuara nga tifozët në ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave të hartuar me Policinë e Tiranës për mbarëvajtjen e takimit brenda dhe jashtë stadiumit “Selman Stermasi”.

Në perfundim të takimit, klubi ka vënë në dispozicion të Policisë, serverat e sistemit të kamerave të stadiumit, për të gjetur dhe dënuar më pas përgjegjësit e incidenteve në stadium por edhe autorët e incidenteve të mbetura fatmiresisht në tentativë.

Klubi i Futbollit Tirana është një klub futbolli dhe jo një institucion policior. Si i tillë, konform të gjithë rregullave të Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve të Shtetit Shqiptar, kemi marrë masa organizative për ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorëzuar ato më pas në institucionet përkatëse.

Ftojmë KF Partizanin të ruaj qetesinë, bashkëpunoj me Policinë nëse disponon materiale filmike apo prova për të gjetur autorët dhe fajtorët e incidenteve në stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet të mos kalojë kompetencat për të folur nxituar herë si hetues dhe herë të tjera si prokuror.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online