Nga Klaudio Ndreca
Barcelona ka marrë përgjigjet e testimeve që kanë bërë lojtarët e ekipit të parë sa i përket infektimit të mundshëm nga Koronavirusi. Rezultatet kanë qenë edhe më mirë nga çfarë pritej, pasi të gjithë futbollistët dhe zyrtarët e skuadrës kanë rezultuar negativë.
Ndërkohë pritet që në ditën e nesërme katalanasit të dalin në stërvitje. Edhe në Spanjë është dhënë drita jeshile për sportin më të ndjekur në botë, që ta mbyllin kampionatin e “La Ligas” dhe “Segunda Division” në fushën e lojës.
Nga ana tjetër tifozët shqiptarë presin me vëmendje se çfarë do të ndodhë me Rei Manajn. Kjo pasi edhe në ditën e fundit kur është stërvitur Barcelona, përpara se të mbyllet fushat për shkakun e pandemisë, sulmuesi shqiptar ka qenë bashkë me yjet e tjerë të katalanasve. /Sport Ekspres/