Lewis Hamilton po vazhdon dominimin e tij në “Formula 1” me makinën e tij Mercedes. Në pistën e Turqisë ka ardhur edhe kurorëzimi për të fituar titullin e shtatë në karrierë.
Në këtë mënyrë barazohet edhe rekordi që mbahej nga ana e Michael Shumacher i cili ishte i vetmi që kishte fituar në të njëjtën numër.
Kurorëzimi erdhi në pistën e Turqisë atje ku Hamilton doli edhe kundër këshillave të skuderisë që e ftuan për t’u futur në bokse pasi ishin konsumuar gomat. /Sport Ekspres/