Mediat skoceze kanë folur shumë për një përjashtim përfundimtar të Eros Grezdës nga ekipi i Rangersit. Kjo pasi sulmuesi shqiptar kishte pështyrë lojtarin kundërshtar në takimin ndaj Ballymena.
Fjalët e Gerrard u keqkuptuan disi dhe do të ishte trajneri i njohur, që u shpreh se vendimi nuk do të ishte kaq ekstrem, por disi më i zbutur. Grezda do të paguante vetëm një gjobë për veprimin e pakëndshëm që bëri.
Ndërkohë nga Skocia raportohet edhe një lajm i minutës së fundit, se sulmuesi i Shqipërisë është rikthyer për herë të parë pas atij incidenti te Rangersi. Grezda është përfshirë në përballjen e skocezëve ndaj Carlisie United, me të rinjtë, në një miqësore që do të zhvillohet në “Hummel Training Centre”. /Sport Ekspres/