E FUNDIT/ Pas tetë ndeshjeve pritje në stol, Thomas Strakosha luan shansin e fundit te Lacio

Thomas Strakosha u kthye në portierin e dytë tek Lacio pas ndeshjeve fantastike që ka zhvilluar si titullar Pepe Reina. Trajneri Inzagi zgjodhi që t’i besonte eksperiencës për të fituar qetësinë në mbrojtje, teksa gardiani spanjoll tregon edhe pjesën e liderit në fushën e lojës.

Por për herë të parë pas tetë ndeshjes, Inzagi ka rikthyer si titullar Thomas Strakoshën. Ky e fundit do e nisi nga minuta e parë përballjen ndaj Fiorentinës në orën 15:00, një kundërshtar i cili ka lojtarë me shumë potencial në përbërje, por që nuk po gjen rezultatet e duhura në Seria A.

Padyshim që për Strakoshën ky mund të cilësohet si shansi i fundit për t’u kapur, pasi në të kundërt do të vijë një transferim në merkaton e dimrit që do ta gjejë larg kryeqytetasve të Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *