E FUNDIT/ Partizani preket nga Koronavirusi 2 ditë para derbit, klubi tregon dy lojtarët pozitivë me Covid-19

Koronavirusi prek sërish futbollin shqiptar. Pas rastit të Eridon Qardakut te Bylisi, tashmë janë dy lojtarë të Partizanit që rezultojnë pozitivë me Covid-19. Vetëm 2 para derbit “demat e kuq” marrin një lajm të tillë aspak pozitiv. Vetë klubi konfirmon gjithçka me një njoftim, ndërsa zbulon edhe emrat e dy lojtarëve të prekur.

Bëhet fjalë për Deian Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët iu nënshtruan tamponit pa shfaqjes së simptomave të para. Klubi i Partizanit bën me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa të dy futbollistët po ndjekin karantinën në banesat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *