E fundit/ Pa stadium mund të shkojmë edhe për tre muaj, Rama flet për gjendjen e izolimit

Shqipëria është futur prej disa ditësh në një “shtetrrethim”, si mënyrën e vetme për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19, në një kohë që mungon vaksina. Futbolli në vendin tonë është mbyllur si në gjithë Europën, pasi tashmë flitet vetëm për pandeminë.

Pyetja është se kur do t’i kthehemi jetës normale, ku shumë prej nesh i mungon padyshim edhe stadiumi? Në një bisedë të gjatë për emisionin “Open” në Top Channel, Rama ka thënë izolimi i qytetarëve në shtëpi është një masë që mund të merret edhe tre muaj.

Pra edhe nëse do të kemi një zvogëlim të përhapjes së Koronavirusit dhe futbolli do të nisë në gjithë vendet europiane, tifozët nuk do të kenë mundësinë që ta ndjekin sepse do të cilësohet si shkelje e rregullave. Kjo pasi qeveria kërkon vazhdimin e masave strikte deri në momentin që COVID-19 të largohet nga territori shqiptar.

“Për sa do të shkojë kjo gjendje? Nuk mund të bëj parashikime në këtë moment. Ajo që na është thënë, është se mund të qendrojmë kështu për dy javë në rastin më të mirë, por edhe për tre muaj. Më kanë thënë se mund të shkojmë deri në korrik ose gusht kështu. E këtu nuk po flas për persona të thjeshtë, por ekspert që na kanë treguar këtë periudhë”, tha Rama. Nëse futbolli në Europë dhe Shqipëri do të ishte i mundur që të niste në korrik, atëherë do të kemi të tjera forma për ta zgjidhur nga UEFA, pasi është e pamundur që të vazhdohet në këtë periudhë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online