Nga Klaudio Ndreca
Thiago Silva është larguar nga PSG pas më shumë sesa 7 vitesh kontribut për gjigandët francez. Mbrojtësi brazilian ka nisur një aventurë të re ashtu siç edhe pritej në fakt, pasi e shpalli lamtumirën e tij menjëherë pas përfundimit të finales në “Champions League”.
“Oh, Thiago Silva”, është kjo mënyra sesi Chelsea zyrtarizon afrimin e këtij lojtari. Sa i përket kontratës së ofruar lidhet ngushtësisht edhe me moshën e Silvës, duke mos qenë afatgjatë pasi flasim për një mbrojtës që është 35-vjeç.
Për një vit braziliani do të jetë pjesë e ekipit që drejtohet nga Lampard, ndërsa nëse arrin të tregojë nivele të larta në “Premier League” ka mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër. /Sport Ekspres/
Done deal! ? Welcome to Chelsea, @TSilva3! #OhhThiagoSilva
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 28, 2020